komunal

Nga Wiktionary

KOMUNAL mb.

  • 1. Që lidhet me ndërtimin, me rregullimin dhe me mirëmbajtjen e rrugëve, të ujësjellësve, të ndërtesave publike, të parqeve e të lulishteve etj.; që lidhet me shërbime të ndryshme (larje, rregullime, pastrime etj.) brenda në qytet a në fshat; që bën këto punë a merret me këto shërbime. Punë (punime, ndërtime) komunale. Ndërmarrja e shërbimeve komunale.
  • 2. Që i përket njësisë administrative lokale, i komunës; që ka të bëjë me këtë njësi. Rrugë komunale. Toka komunale. Shkolla komunale.
  • 3. si em. ~E, ~JA f. bised. Ndërmarrja e shërbimeve komunale. Komunalja e qytetit. Tekniku (inxhinieri) i komunales. Punëtorët e komunales.