komandoj

Nga Wiktionary

KOMANDOJ kal.

  • 1. Organizoj e drejtoj përgatitjen luftarake të një njësie ushtarake si komandant i saj; udhëheq e drejtoj një njësi ushtarake në luftë; jam komandant i një njësie ushtarake, i një anijeje luftarake, i një çete pionierësh a i një njësie tjetër me organizim të brendshëm ushtarak (i një brigade vullnetarësh në aksion etj.). Komandoj skuadrën (togën, kompaninë). Komandoj ushtarët (ushtrinë). Komandoj në luftë. Kush komandon këtu?
  • 2. Jap urdhër për të kryer veprime të ndryshme në rresht ose veprime luftarake, jap komandë. Komandon me zë të lartë.
  • 3. edhe jokal. bised. Jap urdhra dhe detyroj të tjerët të më binden pa kundërshtim; qëndroj në krye dhe drejtoj ushtarakisht. Atij i pëlqente të komandonte.
  • 4. tek. Vë në lëvizje; drejtoj. Anijen e komandonin nga toka.
  • 5. jokal. vet. veta III fig. Është në krye, drejton, udhëheq, është mbi të gjitha. Politika komandon.