komandë

Nga Wiktionary

KOMANDË f.

  • 1. Organ udhëheqës i një njësie ushtarake, i një reparti a nënreparti, që përbëhet nga komandanti dhe komisari; vendi a zyra ku është vendosur ky organ udhëheqës, vendkomandë. Komanda eprore. Komanda e korpusit (e brigadës).
  • 2. Urdhër i prerë që u jep komandanti ushtarakëve kur janë në stërvitje ose në luftë për të kryer veprime të ndryshme; urdhër i prerë që u jepet ushtarakëve, pionierëve ose pjesëmarrësve të një njësie tjetër me organizim ushtarak për të kryer detyra të ndryshme. Jep komandën. Vepron me komandë.
  • 3. Komandim, drejtim. Nën komandën e... Mori komandën mori drejtimin e u vu në krye, u bë komandant.
  • Politika në komandë! politika mbi të gjitha!, të vëmë në krye politikën!, të udhëhiqemi nga politika! Vë në komandë vë në krye, vë mbi të gjitha të tjerat. E vuri nën komandë e bëri t'i bindet; e nënshtroi.