kolegjium

Nga Wiktionary

KOLEGJIUM m.

  • 1. Organ këshillues a drejtues në disa institucione qendrore dhe në redaksitë e gazetave e të revistave, që përbëhet nga anëtarë të caktuar zyrtarisht dhe që kryesohet nga titullari i institucionit ose nga kryeredaktori. Kolegjiumi i ministrisë. Kolegjiumi i redaksisë. Anëtar i kolegjiumit. Mbledhja e kolegjiumit. Shtroj (paraqit) në kolegjium. U miratua (u pa) në kolegjium.
  • 2. drejt. Kolegj.