kokulur

Nga Wiktionary

KOKULUR mb.

  • 1. Që e mban kokën të ulur përpara.
  • 2. fig. I mërzitur e i turpëruar për gabimin a për fajin që ka bërë. Iku (u largua) kokulur.
  • 3. fig. Që punon shumë, shikon punën dhe nuk merret me llafe e thashetheme, punëtor; i sjellshëm, i thjeshtë e i shtruar. Djalë kokulur. Nxënës kokulur.
  • 4. fig. Që nuk kthen fjalë, i bindur, që nuk mbahet me të madh; i përvuajtur. Vajzë kokulur.
  • 5. përd. ndajf. Pa bërë fjalë, duke u përqendruar në punën e vet. Punonte kokulur.