Shko te përmbajtja

kodifikoj

Nga Wiktionary

KODIFIKOJ kal.

1. drejt. Bëj një përmbledhje të sistemuar të normave juridike, që kanë të bëjnë me një fushë të caktuar të së drejtës. Kodifikoj legjislacionin e punës.

2. Përmbledh në një kod rregulla e udhëzime që duhen zbatuar në një fushë të caktuar; caktoj e përpunoj një tërësi rregullash e i vë në një sistem të vetëm. Kodifikoj normën gjuhësore (gramatikore, drejtshkrimore).