kobure

Nga Wiktionary

KOBURE f.

  • 1. bised. Revole. Kobure me mulli. Krisma (të shtëna) koburesh. Këllëfi i kobures. Nxori (qiti) koburen. Shtiu me kobure.
  • 2. vjet. Pistoletë e vjetër me çark e me tytë të gjatë, që mbushej nga gryka, pisqollë.
  • 3. fig. Shërbëtor i bindur, vegël në duart e dikujt.
  • 4. fig. bised. Njeri kokëshkretë; njeri i trashë nga mendja, njeri kokëgdhe, pisqollë.
  • 5. fig. thjeshtligj. Njeri i dehur, që është bërë tapë.
  • Me dorën në kobure gati të përdorë forcën e armëve; duke u kërcënuar me armë. Me kobure në brez me kërcënim a me dhunë; duke shitur trimëri e mend. Është bërë për t'i rënë me kobure (me dyfek, me pushkë) shih te DYFEK, ~U. E do me kobure (me revole) kokës është kokëfortë, nuk merr vesh me fjalë. E ka mendjen kobure është kokëfortë, nuk merr vesh. Koburja bosh tremb dy veta fj. u. koburja boshe tremb edhe atë që e mban (se e di që është bosh e nuk e vret dot tjetrin) edhe atë tjetrin (që nuk e di se koburja është bosh).