klloçkë

Nga Wiktionary

KLLOÇKË f.

  • 1. Pula kur bie për të nxjerrë zogj dhe gjatë kohës që i rrit. Zogjtë e klloçkës. Si zogjtë rreth klloçkës. Ra pula klloçkë qëndron pula një farë kohe mbi vezë për të nxjerrë zogj. Shtroj klloçkën i vë pulës vezët për t'i ngrohur.
  • 2. astr., bised. Shenjëzat.
  • E vuri klloçkë dikë e shtroi, e bëri të rrijë urtë. Janë si zogjtë e klloçkës janë të vegjël e të dobët, kanë nevojë për mbrojtje e për kujdes të veçantë. Mbetën si zogjtë pa klloçkë mbetën pa mbrojtje e pa drejtues, nuk ka kush të kujdeset më për ta (kryesisht për të vegjlit kur mbeten jetimë). Të vjedh vezën nën klloçkë është vjedhës shumë i shkathët.