klloçit

Nga Wiktionary

KLLOÇIT jokal.

  • 1. edhe kal. Bie pula klloçkë; rri klloçka mbi vezë për të nxjerrë zogj; nxjerr një zë të mbytur e të ndërprerë (për pulën kur bie klloçkë); ngroh vezët (pula). Klloçka po klloçit vezët.
  • 2. fig. Nxjerr një zë si të klloçkës. Klloçitnin mitralozat.
  • 3. Rri i fshehur brenda dhe pret çastin e duhur që të shpërthejë, lëvrin, zien. I klloçiti inati (mëria).