kikirik

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KIKIRIK m. bot.

  • Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell shumë të degëzuar dhe me gjethe të përbëra nga katër fletëza vezake, me lule të verdha, që bën në tokë disa bishtaja me dy-tri kokrra brenda; kokrrat e thara të kësaj bime, të cilat përmbajnë vaj dhe hahen të pjekura. Kikirik i pjekur. Vaj kikiriku. Kaush me kikirik. Çokollatë me kikirik. Shiste kikirik.