kikë

Nga Wiktionary

KIKË f.

  • 1. Maja e mprehtë e një mali; maja e gjilpërës ose e një sendi tjetër; maja më e sipërme, maja më e lartë e diçkaje; kulm. Kika e malit. Kika e gjilpërës. Mbaron me kikë.
  • 2. Jelja a krifa e kalit. E kapi kalin për kike.
  • 3. Kalliri i grurit, i thekrës etj.; lulja a xhufka e misrit.