keqpërdoroj

Nga Wiktionary

KEQPËRDOROJ kal.

  • 1. Sillem keq me dikë, sillem me keqdashje ndaj dikujt; e mundoj, e detyroj të kryejë punë tepër të rënda e jashtë fuqive; keqtrajtoj. I keqpërdoronin robërit.
  • 2. Përdor keq diçka që më është besuar; e përdor në kundërshtim me udhëzimet, me rregullat ose me ligjin dhe i sjell dëm dikujt ose diçkaje; shpërdoroj, dëmtoj. Keqpërdoroi fondet. Keqpërdoronte pasurinë socialiste. Keqpërdoron librat. I keqpërdoroi barnat. Keqpërdoronte autoritetin. Keqpërdoronte besimin.