keqe

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KEQE f.

  • 1. Gjendje e keqe, gjendje e vështirë në të cilën ndodhet dikush; kund. e mirë. Ishte në të keqe. E bëri nga e keqja.
  • 2. Veprim i keq, që dëmton të tjerët, dëm; krim; kund. e mirë. Burimi i së keqes. Lufta kundër të këqijave. Ia bëri të keqen. Kishte bërë shumë të këqija. E keqja bëhet shpejt. I doli së keqes përpara. S'ke asnjë të keqe prej saj. As e mira as e keqja nuk duhen harruar. fj. u.
  • 3. Diçka e keqe që të bën të vuash a që të mundon; prapësi, fatkeqësi; merak; dhembje, hall; kund. e mirë. E keqe e madhe. Gjysma e së keqes. E keqja e të këqijave e keqja më e madhe, fatkeqësia më e madhe. E gjeti e keqja. E mposhti (e nxori, e përballoi) të keqen. S'ia donte të keqen. Ia hoqi të keqen. Kam të keqen e fëmijës. Çdo e keqe s'vjen për të keqe. fj. u.
  • 4. Ana e keqe e diçkaje, vetia a cilësia e keqe e dikujt a e diçkaje; të qenët i keq; kund. e mirë. E keqja kryesore. E keqja më e vogël. E keqja e duhanit. Simboli i së keqes. E keqja është se ... Ai ka më shumë të mira se të këqija.
  • 5. bised. Sëmundje e keqe; sëmundja e tokës. Më shtiu të keqen. I ra e keqja.
  • Na mori të keqen (të ligën) mospërf. shih te MARR. Të marrsha të keqen (të ligën)! shih te MARR. Na marrtë të këqijat (pleshtat, pleshtat e tartabiqet) mospërf., thjeshtligj. shih te MARR. Më marrsh të keqen (të ligat)! mallk. shih te MARR. Ia mori lumi të keqen shih te LUM/Ë,~I. Mori të keqen (të ligën) në sy shih te SY,~RI.