katedër

Nga Wiktionary

KATEDËR f.

  • 1. Vend i ngritur në një klasë ose në një sallë, me një tryezë të posaçme, prej nga flet ai që mban një leksion, një referat etj. Hipi në katedër. Flet nga katedra.
  • 2. Grup pedagogësh në shkollat e larta, që drejtojnë, organizojnë e kryejnë punën mësimore, pedagogjike e shkencore për një lëndë të caktuar a për disa lëndë të lidhura ngushtë ndërmjet tyre; dhoma e këtij grupi pedagogësh. Katedra e historisë. Katedra e gjuhës shqipe. Përgjegjësi i katedrës. Mbledhja e katedrës. Vendimet e katedrës.