karrierë

Nga Wiktionary

KARRIERË f.

  • 1. Koha sa zgjat shërbimi i dikujt; përparim i shpejtë i dikujt në një fushë të caktuar të veprimtarisë shtetërore e shoqërore; gradim i shpejtë. Gjatë karrierës së tij. Bëri karrierë. Filloi karrierën. Ëndërronte për karrierë.
  • 2. Veprimtari e caktuar; profesion. Karriera ushtarake (artistike) e dikujt.