karfos

Nga Wiktionary

KARFOS kal.

  • 1. Kap me karficë (një petk, disa letra etj.); vë karficë (në një bluzë, në një fustan etj.). Karfos këmishën. Karfos fletët. E karfosi në bluzë.
  • 2. Qep rrallë me pe. Karfos dyshekun.
  • 3. E kap dikë për fyti; e shtrëngoj dikë a diçka me duar a me ndonjë mjet; vë puq; ngjit; mbyll mirë. E karfosi me të dy duart. Karfos me gozhdë. E karfosi për muri (për peme).
  • 4. fig. E nënshtroj dikë, e bëj të më bindet, e vë poshtë; i marr mendjen.
  • 5. vet. veta III fig. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më mbërthen, më pushton (një ndjenjë); më vë poshtë (një sëmundje); përfshin, ngërthen. E karfosi gjumi. E karfosi reumatizmi. Kriza ka karfosur vendet kapitaliste.