kapicë

Nga Wiktionary

KAPICË f.

  • 1. Grumbull i madh sendesh të hedhura në mënyrë të çrregullt; grumbull bari, gruri të korrur etj., mullar; kapë, kapule. Kapicë gurësh (letrash, plaçkash, arkash). Kapicë bari (kashte, jonxhe). Kapicë plehu. Bëj kapicë.
  • 2. vjet. Takije e thurur me grep dhe e qëndisur, që mbanin zakonisht nuset e reja.
  • 3. përd. ndajf. Grumbull, njëri mbi tjetrin në mënyrë të çrregullt; plot e përplot. Vë kapicë. Ishin hedhur kapicë. Ishin mbushur kapicë. E ngarkoi kapicë.