kapadai

Nga Wiktionary

KAPADAI m. bised.

  • 1. Njeri që e heq veten trim, që mburret e që kapardiset; njeri që shet mend, njeri mendjemadh. Kapadai i madh. Qëndrim (sjellje, veprime) prej kapadaiu. Ton prej kapadaiu. Mbahet (hiqet) si kapadai.
  • 2. Përd. mb. sipas kuptimit të emrit. Xhandar kapadai. Njeri kapadai.