kanxhë

Nga Wiktionary

KANXHË f.

  • 1. Shufër e metaltë me majë të kthyer si grep që shërben për të kapur a për të mbajtur varur diçka, për të lidhur a për të bashkuar vagonë, kova, trarë etj.; shul a kapëse me majë të kthyer, që shërben për të lidhur kanatet e dritareve, për të mbyllur një derë etj.; çengel. Kanxhë hekuri. Kanxha e vinçit. Kanxhat e dritareve. Kanxha e derës. Kap me kanxhë. I vë kanxhën. Lidh me kanxhë.
  • 2. Shufër hekuri me majë të kthyer, që përdoret si mashë për të trazuar zjarrin në një furrë; mashë. Tërheq (trazoj) me kanxhë.
  • 3. det., vjet. Hekuri i anijes, çengel.
  • 4. Këmbalec prej hekuri në trajtën e një gjysmëharku a të një drapri, me dhëmbë të mëdhenj, që e përdorin telefonistët ose elektricistët për të hipur në shtylla. Vë kanxhat. Hipi me kanxha.
  • Hodhi kanxhat shih te HEDH. I hodhi kanxhat dikujt shih te HEDH. I vuri gojës kanxhën nuk foli më, e mbylli gojën, e kyçi gojën.