kanosem

Nga Wiktionary

KANOSEM vetv.

  • (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore).
  • 1. E kërcënoj dikë me fjalë a me shenja për ta frikësuar, përpiqem t'i fut frikën, ta tremb; jam gati t'i shkaktoj një të keqe. I kanosej armiku. I kanosej fajtorit. I kanosej me fjalë. Iu kanos me armë.
  • 2. vet. veta III. Vjen a afrohet për t'i shkaktuar dikujt dëm ose një të keqe; vë në rrezik, rrezikon. Po na kanosej një rrezik. Imperializmit i kanoset vdekja. Po na kanoset shiu (dimri).