kamufluar

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KAMUFLUAR mb. libr.

  • 1. Që është maskuar (për një send a objekt) duke e mbuluar me diçka ose duke i ndërruar ngjyrën për të mos u diktuar. Bateri (tanke) të kamufluara.
  • 2. fig. I fshehur me qëllim që të mos zbulohet a të mos kuptohet nga të tjerët. Veprim i kamufluar. Deklarata të kamufluara. Politikë e kamufluar. Qëllime të kamufluara. Armik i kamufluar.