kamatë

Nga Wiktionary

KAMATË f. fin.

  • 1. Pjesë e fitimit, e shprehur në përqindje, të cilën e merr dikush për huan ose për borxhin që i ka dhënë një tjetri; fajde (në vendet kapitaliste); pjesë e fitimit që merr shteti ose banka për llogari të një kredie a të një ndihme që i ka dhënë dikujt; interes. Kamatë ligjore (e paligjshme). Kamatë bankare. Kamatë e vonuar. Kamatë e lartë. Hua pa kamatë. Me tre përqind kamatë. E rritën kamatën.
  • 2. Shtesa mbi pagesën e një detyrimi, kur ky nuk shlyhet në afatin e caktuar, kamatëvonesë. Hipi kamata. E pagoi me kamatë.