kamare

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

kamare f.

  1. Vend i hapur në murin e një shtëpie, zakonisht në të dyja anët e oxhakut, ku mbahen enë e sende të vogla që përdoren përditë (xhezve, filxhanë etj.); dollap i vogël pa kanata në mur; vrimë në mur. Vë në kamare. Hap një kamare. E hapi gojën sa një kamare.
  2. Hapësirë e vogël si dritare në murin midis dy qemerëve të urës.
  3. krahin. Vendi ku pula pjell vezët, furrik.
  4. Kabinë në vapor.
  • E ka gojën kamare
  • a) e ka gojën të madhe;
  • b) është llafazan i madh, nuk i pushon goja.