kallamishte

Nga Wiktionary

KALLAMISHTE f.

  • 1. Kërcelli pa gjethe i kallamit, i misrit, i grurit etj.; pjesa e kërcellit të misrit, të grurit etj. që mbetet në arë pas korrjes, kallame. Kallamishte misri (gruri, pambuku). Pastroj arën nga kallamishtet. Mbuloj me kallamishte.
  • 2. Tufë kallamash; vend me kallama. Kalon nëpër kallamishte.