kallame

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KALLAME f.

  • 1. Pjesa e kërcellit të misrit, të grurit etj., që mbetet në arë pas korrjes; kërcelli i bimës së misrit, të grurit etj., pa gjethe; kallamishte. Kallame misri. Shkul kallamet. U ça në një kallame.
  • 2. Arë e korrur që ka qenë e mbjellë me misër, me grurë etj., arë hamullore. Lëshoi bagëtinë në kallame.
  • E bëri kallame e shkatërroi, e prishi krejt, e rrafshoi; e bëri pluhur e hi.