kallajis

Nga Wiktionary

KALLAJIS kal.

  • 1. Lyej faqen e brendshme të një ene prej bakri ose prej hekuri me një shtresë të hollë kallaji; ngjit a zë me kallaj (një enë të shpuar); vesh diçka me një cipë kallaji. Kallajis tenxheren (kusinë, kazanin). Kallajis gjymin (tiganin). Kallajis telat.
  • 2. keq. Fëlliq dikë a diçka me baltë, me lyrë etj.; i vë një shtresë të hollë, lyej me diçka. Ka kallajisur fytyrën. E kallajisi me gëlqere.
  • 3. fig. I jap një lustër për të fshehur të vërtetën, e zbukuroj diçka për të mashtruar të tjerët; përpiqem me mënyra të ndryshme të fsheh fytyrën, pamjen a gjendjen e vërtetë të dikujt a të diçkaje; i bëj lajka dikujt, e mashtroj duke i bërë lajka, ia hedh. E kallajisi me profka.