kallëzim

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KALLËZIM I m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KALLËZOJ, KALLËZOHEM.
  • 2. Tregim. Kallëzim i shkurtër. Kallëzime për fëmijë.
  • 3. Njoftim që dikush i jep një institucioni, një zyre a një personi për veprimet e sjelljet e dikujt tjetër (zakonisht me qëllim të keq). Kallëzim i rremë.

KALLËZIM II m.

  • Veprimi dhe gjendja sipas kuptimit të foljes KALLËZON. Kallëzim i hershëm (i vonë). Para kallëzimit. Koha e kallëzimit të grurit. Është në kallëzim.