kalitem

Nga Wiktionary

KALITEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Bëhet më i fortë e më i qëndrueshëm, kur e nxehim shumë dhe i futim menjëherë në ujë të ftohtë (për një metal, për një vegël prej metali etj.). Kalitet hekuri. Giza nuk kalitet.
  • 2. fig. Bëhem më i fortë duke u stërvitur e duke punuar në kushte të vështira, forcohem; edukohem mirë që të jem në gjendje të përballoj çdo të papritur e vështirësi, çdo ndikim të huaj etj.; çelikosem. U kalitën në zjarrin e luftës (në punë). Kalitet fizikisht (moralisht).
  • 3. Pës. e KALIT.