kalbëzim

Nga Wiktionary

KALBËZIM m.

  • 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve KALBËZOJ. KALBËZOHET. Kalbëzim i ngadalshëm. Kalbëzim i pemëve. Kalbëzim i trungut. Bakter kalbëzimi. Kalbëzimi i sistemit kapitalist. Është në kalbëzim e sipër.
  • 2. Pjesa e kalbëzuar e diçkaje, gjë e kalbur. kalbësirë. Mbledh kalbëzimet.
  • 3. bot. Sëmundje kërpudhore, që u bie pemëve ose bimëve në gjethe, në rrënjë, në fryte etj., zakonisht nga lagështira e tepërt, kalbësirë. Kalbëzimi i hidhur i pemëve. Kalbëzimi unazor i patates; Kalbëzimi i qepës. Kalbëzimi i boçave të pambukut. Kalbëzimi i panxharsheqerit.