kafeinë

Nga Wiktionary

KAFEINË f.

  • 1. kim. Lëndë e veçantë që gjendet në kokrrat e kafesë e në disa bimë të tjera dhe që ka veti nxitëse për sistemin nervor, për zemrën, për qarkullimin e gjakut etj. Përmban kafeinë. I hoqën kafeinën.
  • 2. farm. Bar i lëngët që përgatitet me këtë lëndë dhe që përdoret në mjekësi me injeksione; bised. ampulë me një bar të tillë. I bënë një kafeinë.