Jump to content

kadastër

Nga Wiktionary

KADASTËR f.

  • 1. Regjistër zyrtar ku shënohen të dhëna për sipërfaqet e tokave bujqësore, të pyjeve, të kullotave, të livadheve dhe të tokave jobujqësore si dhe ndryshimet që bëhen në to pas regjistrimit fillestar; regjistër për shënime të posaçme. Kadastra e tokave. Kadastra e ujërave regjistër ku mbahen shënimet e nevojshme për lumenjtë dhe për vlerat e tyre ekonomike. Zyra e kadastrës. E regjistroi në kadastër. Bëri ndryshimet në kadastër.
  • 2. Zyra që mban e plotëson këta regjistra.