kaçe

Nga Wiktionary

KAÇE f. bot.

  • 1. Bimë barishtore e vogël, që nxjerr në fillim të pranverës lule me petla të bardha në të verdheme a në ngjyrë vjollce dhe që ka në rrënjë një zhardhok me shijen e pjeprit të papjekur; zhardhoku i kësaj luleje. Lule kaçeje. Çelën kaçet.
  • 2. Trëndafil i egër, kacibardhë; fryti i kësaj shkurreje.
  • 3. Lule vjeshte.
  • 4. përd. mb. Që ka ngjyrë të bardhë në të verdheme. Dele kaçe.