këtillë

Nga Wiktionary

KËTILLË dëft.

  • 1. I ngjashëm nga vetitë, i të njëjtit lloj me një tjetër a me diçka tjetër që është pranë atij që flet; siç është ky ose kjo, sikurse ky ose kjo; kund. i atillë. Punë e këtillë. Një ngjyrë e këtillë. Tri copë të këtilla. Disa të këtilla, disa të atilla.
  • 2. Përdoret për të shprehur një shkallë të lartë të cilësisë ose për të përforcuar vlerësimin pohues a mohues. Në rrethana të këtilla. Burrë (trim) i këtillë. Rrallë gjen raste të këtilla.
  • 3. Përdoret në fjalinë kryesore për të shënuar një cilësi a gjendje ose një shkallë të lartë të një vetie, që përcaktohet e zbërthyer në fjalinë e varur. Ka ngjarje të këtilla që nuk përsëriten më.
  • I atillë e i këtillë shih tek ATILLË (i, e). Diçka e këtillë pak a shumë kjo gjë, afërsisht kështu.