këshilloj
Appearance
KËSHILLOJ kal.
- I jap dikujt një këshillë, i them si duhet të sillet, si të veprojë ose çfarë duhet të bëjë; e paralajmëroj që të ruhet nga një rrezik a nga një e keqe, e mësoj të veprojë e të sillet mirë; e ndihmoj me këshilla që të zhdukë të metat, të ndreqë gabimet etj. Këshilloj djalin (vajzën, nxënësit). E këshilluan në sy të shokëve. Siç na këshillon mësuesi (prindi).