kërcas

Nga Wiktionary

KËRCAS jokal.

  • 1. edhe kal. zakon. veta III. Nxjerr një tingëllim të mprehtë e të thatë që përsëritet disa herë, bën një zhurmë të thatë sikur thyhet një xham, bën krismë; bëj që diçka të nxjerrë tingëllim të tillë. Kërcet dera. Kërcet zjarri (kandili). I kërcasin kockat. Diçka kërciti. Kërcas gishtërinjtë. Kërcas dhëmbët.
  • 2. vet. veta III. Pëlcet një armë, një minë etj. Me zhurmë të madhe si krismë; ushton me buçimë. Kërcet automatiku (mitralozi). Kërciti pushka filloi lufta. Kërcasin minat (çekiçët). Kërcet daullja.
  • 3. edhe kal. zakon. veta III bised. Fillon menjëherë e me vrull; shpërthen befas një luftë, një grindje etj.; fillon një bisedë, një këngë etj. me forcë a me zhurmë të madhe; i jap dikujt një goditje të shpejtë e me krismë. Kërciti lufta. Kërciti grindja (shamata). Kërciti grushti filluan të rrihen me grushte. Kërciti druri (dajaku, kërbaçi) filluan të rrihen me dru (me dajak, me kërbaç). Ia kërciti me shuplakë (në fytyrë).
  • 4. bised. Largohem me të shpejtë nga një vend; iki me vrap që të shpëtoj, ua mbath këmbëve. Kërciti për në fshat. Kërciti e iku.
  • Kërcet (shtrëngon) dhëmbët shih te SHTRËNGOJ. I kërciti (i skërmiti) dhëmbët dikujt shih te SKËRMIT. Kërcet gishtërinjtë shih te GISHT,~I. I kërcasin (i gërhasin, i këndojnë) zorrët shih te ZORR/Ë.