kërcënoj

Nga Wiktionary

KËRCËNOJ kal.

  • 1. Përpiqem t'i fut frikën dikujt duke e paralajmëruar se do të përdor dhunën a mjete të tjera shtrëngimi; i kanosem dikujt. E kërcënoi me grusht (me bajonetë). I kërcënonte se do t'i nxirrte nga puna.
  • 2. vet. veta III. Vë në rrezik, rrezikon; afrohet për t'i bërë dikujt një të keqe, për ta dëmtuar a për t'i sjellë fatkeqësi; mund të rrezikojë dikë. Kriza kërcënon vazhdimisht shtetet kapitaliste. E kërcënonte vdekja (uria). E kërcënonte rreziku. Të lashtave u kërcënohej thatësira. Po na kërcënon shiu (dimri).