kërcëlloj

Nga Wiktionary

KËRCËLLOJ kal.

  • 1. Përplas një herë ose disa herë dy sende, të cilat nxjerrin një krismë të thatë; cakëlloj; kërcas; çokas. Kërcëlloj dhëmbët. Kërcëlloj gotat.
  • 2. jokal. vet. veta III. Nxjerr një tingull të mprehtë e të mbytur, që përsëritet vazhdimisht disa herë, kërcëllin, kërcet. Kërcëllon dera. Kërcëllon zjarri.
  • 3. jokal. vet. veta III. Kërcet; buçet, gjëmon. Kërcëllojnë pushkët. Kërcëllon rrufeja.