këndshëm

Nga Wiktionary

KËNDSHËM mb.

  • 1. Që të kënaq kur e sheh, kur e dëgjon, kur e nuhat etj., që të pëlqen shumë, i mirë, i pëlqyeshëm, i ëmbël; që të jep kënaqësi. Muzikë e këndshme. Erë e këndshme. Pamje (fytyrë) e këndshme. Sy të këndshëm. Diell i këndshëm. Gjumë i këndshëm.
  • 2. Që kalohet me gëzime e me kënaqësi; që të çlodh e të dëfren; i gëzueshëm, i ëmbël. Jetë e këndshme. Orë të këndshme.
  • 3. Që ta ka ënda të rrish e të bisedosh me të; që ta ka ënda të jesh a të jetosh aty (midis njerëzve me shpirt të mirë, gojëmbël etj.). Njeri i këndshëm. Mjedis i këndshëm. Shoqëri e këndshme.