këndes

Nga Wiktionary

KËNDES m.

  • 1. Shpend shtëpiak, me një lafshë të kuqe mbi kokë, me pendë në ngjyra të ndryshme dhe me bisht të kthyer, mashkulli i pulës, gjel. Këndes i egër. zool. gjel i egër. Kënga e këndesave. Këndon këndesi. Zihen këndesat. Theri këndesin. Ecën si këndes.
  • 2. fig. iron. Ai që shet mend, njeri mendjemadh që ngrefoset e kapardiset, kaposh.
  • 3. bised. Kënga e këndesit në mëngjes herët pa u gdhirë mirë. Biseduan deri në këndesin e parë.
  • Një këndes (një kokosh, një kaposh) plaçka shumë pak plaçka. I pjell edhe këndesi (kokoshi) dikujt i vjen e mira nga çdo anë, i vijnë të mirat edhe andej nga nuk i pret, është me fat të madh, i ecën shumë. Kur këndoi këndesi (gjeli) i parë shih te GJEL,~I. Kur këndoi këndesi (gjeli) i tretë shih te GJEL,~I. Kapardisej (krekosej) si këndesi (si gjeli, si kaposhi) majë plehut shih te GJEL,~I. Pesha e këndesit sport. kategori e boksierëve, e ngritësve të peshave dhe e mundësve me peshë nga 50 kilogramë e 800 gramë deri 53 kilogramë e 520 gramë.