kënaqësi

Nga Wiktionary

KËNAQËSI f.

  • 1. Ndjenjë gëzimi e lumturie, që ka njeriu kur i plotësohet një dëshirë ose një kërkesë; ndjenjë gëzimi e lumturie, që i jep njeriut puna që bën, një shpërblim moral etj.; ndjenja që përjeton njeriu kur kënaqet; të qenët i kënaqur. Kënaqësi e madhe. Kënaqësi e brendshme (shpirtërore). Ndiej (kam) kënaqësi. Shpreh kënaqësinë. Sa kënaqësi. Gjej kënaqësi. Më jep (më sjell) kënaqësi. Pres (pranoj) me kënaqësi pres me gjithë qejf. Kam kënaqësinë t'ju njoftoj se... zyrt. ju njoftoj me gëzim se ...
  • 2. Gjendja e atij që nuk do asgjë më shumë sesa ajo që ka arritur. Ra në kënaqësi.