jetësor

Nga Wiktionary

JETËSOR mb.

  • 1. Që lidhet me jetën e qenieve të gjalla a me dukuri të saj; që është i aftë t'i japë jetë ose të mbajë gjallë një organizëm a një pjesë të tij, i domosdoshëm për jetën. Veprimtaria jetësore e qelizave. Aftësi jetësore. Roli jetësor i oksigjenit. Karakteristika (dukuri) jetësore. Cikli jetësor i kandrrës periudha e zhvillimit nga veza deri në kandërr.
  • 2. Që ka rëndësi të madhe për jetesën e dikujt, që i duhet dikujt për të jetuar, i domosdoshëm për jetesë; që lidhet me jetesën. Nevoja (kushte, kërkesa, rrethana) jetësore. Niveli jetësor. Hapësirë jetësore.
  • 3. Që është fituar a është përvetësuar gjatë jetës, që është marrë nga jeta; që pasqyron jetën, që i përgjigjet së vërtetës, që është ose që bëhet si në jetë. Përvojë e pasur jetësore. Pjekuri jetësore. Mbresa jetësore. Vërtetësi jetësore.
  • 4. Që është i domosdoshëm, i ngutshëm dhe me rëndësi të madhe për jetën, për punën, për veprimtarinë etj. e një njeriu ose të një shoqërie; shumë i rëndësishëm, vendimtar, i mprehtë. Çështje jetësore. Problem jetësor. Sektor jetësor. Ka rëndësi jetësore.