jargës

Nga Wiktionary

JARGËS m.

  • 1. Qenie si kërmijtë, krimbat etj., që lëshojnë jargë; jargavec, ligavec. Pas shiut dalin jargësit.
  • 2. Foshnjë ose fëmijë i vogël, që i dalin jargë nga goja.

JARGËS mb.

  • Që i bien jargët nga goja, që i kullon goja jargë, që është tërë jargë.