ishulli manhatan
Pamja
Ishulli Manhatan është qendra e Nju-Jorkut, qytetit më të madh të Amerikës Veriore dhe mbarë botës.
Manhatani ka një gjatësi 16 dhe i gjerë 2.5 kilometra, ndërsa në këtë hapësirë kaq të vogël, jetojnë mbi 2 milionë njerëz, çka nënkupton se në një kilometër katrorë, banojnë 50 mijë banorë. Lumenjtë Hudson dhe East River, e rrethojnë Manhatanin. Ky ishull është seli biznesi, financimi dhe e bankave për tërë Amerikën dhe njëri nga më të rëndësishmit në botë.
Pasi bankat janë vendosur në Uollstrit, ky emër është bërë i zakonshëm kur flasim për ata që merren me financa dhe ekonomi.