Shko te përmbajtja

hyrje-dalje

Nga Wiktionary

HYRJE-DALJE f. kryes.

  • 1. Hyrja diku dhe dalja prej andej, lëvizja që bëhet kur hyjmë diku dhe kur dalim prej andej. Hyrje-dalje të panevojshme (të vazhdueshme). Hyrje-daljet e njerëzve. Hyrje-dalja e ajrit. Vizë hyrje-daljeje. dipl.
  • 2. Vizitë a ardhje miqsh në një shtëpi, hyrje e dalje te njëri-tjetri në shtëpi, marrëdhënie miqësore midis familjesh, vajtje-ardhje. Ka shumë hyrje-dalje. Ka hyrje-dalje me të.
  • 3. fin. Kryerja e veprimeve për ta futur një mall në magazine dhe për ta nxjerrë prej saj. Libri i hyrje-daljeve. Dokumentet e hyrje-daljeve.