hobe

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:07 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

HOBE f. sh

  • 1. Copë lëkure a diçka e thurur, me dy rripa të hollë ose me dy gjalma të lidhur në dy anët e saj, që përdoret për të gjuajtur me gurë të vegjël, duke e rrotulluar me forcë e duke lëshuar njërin rrip a njërin gjalmë. Hedh gurin me hobe. Gjuan zogj me hobe. E qëlloi me hobe.
  • 2. hist. Armë e vjetër që përdorej në luftë për të hedhur gurë. Hobe e madhe. I shkatërruan muret e kështjellës me hobe.
  • Është si guri në hobe nuk rri në një vend, ku ngryset nuk gdhihet.