Shko te përmbajtja

heshtazi

Nga Wiktionary

HESHTAZI ndajf.

  • 1. Pa folur aspak; pa nxjerrë asnjë zë nga goja, në heshtje. E shikonte (e dëgjonte) heshtazi. Lexon heshtazi. E qortoi heshtazi. Qante heshtazi. U ndanë heshtazi.
  • 2. Pa bërë zhurmë. Shiu binte heshtazi.
  • 3. edhe fig. Pa folur e pa u ankuar; pa bërë fjalë, pa kundërshtuar fare, pa e ngritur zërin për diçka të padrejtë. I bindej heshtazi. E pranoi heshtazi.
  • 4. fig. Pa ia vënë veshin diçkaje, pa i kushtuar vëmendje, në heshtje. E kaloi heshtazi.