heroik
Appearance
HEROIK mb.
- 1. Që ka të bëjë me heroin, që i përket heroit, i heroit; që është karakteristik për heroin. Vepër heroike. Akt heroik. Jetë heroike. Vdekje heroike.
- 2. Që bën vepra të larta trimërie dhe vetëmohimi, që shquhet për heroizëm; që karakterizohet nga heroizmi, që ka heroizëm. Luftëtar heroik. Parti heroike. Popull heroik. Klasa jonë punëtore heroike. Gratë heroike shqiptare. Koha jonë heroike. Qëndresë heroike. Frymë heroike. Lufta heroike e popullit shqiptar.
- 3. let., muz. Që bën fjalë për trimëritë e guximin e heronjve, që u këndon bëmave të tyre. Eposi heroik. Poemë heroike. Simfoni (sonatë, dramë muzikore) heroike.
- 4. si em. ~E, ~JA. shih HEROIK/Ë,~A. Heroikja e ditëve tona. Heroikja në këngët popullore (në letërsinë e realizmit socialist).
- Varg heroik let. varg në metrikën e lashtë që ka dhjetë rrokje e pesë theksa dhe që rimon me vargun vijues.