heretik

Nga Wiktionary

HERETIK m. sh

  • Ai që ishte kundër dogmave të fesë së krishterë në fuqi, i shkelte ose i luftonte ato dhe për këtë arsye dënohej e ndiqej nga kisha, pasues i një herezie (kryesisht në mesjetë). Ndjekja (dënimi) i heretikëve.

HERETIK mb.

  • Që ka të bëjë me herezinë a me heretikët; që përbënte a përbën një herezi; që përmbante a përmban herezi: Njeri heretik. Teoritë heretike. Mendime heretike. Libër heretik. Lëvizje heretike.