hemisferë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

HEMISFERË f.

  • 1. gjeogr., astr. Gjysmërruzulli i Tokës, i një trupi tjetër qiellor ose i sferës qiellore. Hemisfera veriore (jugore). Hemisfera lindore (perëndimore). Hemisferë qiellore. Hemisferat e Tokës. Harta e hemisferave.
  • 2. mat. Trup gjeometrik që ka trajtën e gjysmës së rruzullit, gjysmërruzull.
  • 3. anat. Njëra nga dy pjesët e trurit, që kanë trajtën e gjysmës së rruzullit. Hemisferat e trurit të madh (e trurit të vogël). Korja e hemisferave.