Jump to content

hallakat

Nga Wiktionary

HALLAKAT kal. bised.

  • 1. Shpërndaj andej e këtej një grumbull a një tufë. Hallakat dheun (plehun). Hallakat misrin. Hallakat pulat. I hallakati njerëzit.
  • 2. Hap diçka të mbledhur a të mbërthyer mirë, zgafulloj; prish. Hallakat rrobat. Hallakat murin.
  • 3. E çoj dikë lart e poshtë që të mos mbarojë punë; e bëj të merret me gjëra të ndryshme e pa rëndësi; e sorollat pa i mbaruar punë (edhe fig.). E hallakati rrugëve. E hallakati kot. Ai të hallakat e s'të mbaron punë.
  • I hallakati brinjët dikujt e rrahu fort sa i theu brinjët.